
Qabeja është ngritur mbi një thembratë (bazament) mermeri 25 cm të lartë, e cila del e ngritur 30 cm. Ndërtesa është 13,10 m e lartë dhe ka një sipërfaqe në tokë 11,03 m × 12,62 m. Katër këndet janë pak a shumë në drejtim të katër anëve të horizontit. Në lindje ndodhet ar-ruknu ʾl-asvad, e quajtur kështu sipas gurit të zi, al-ḥaǧaru ʾl-asvad ( الحجر الأسود), i cili është vendosur aty afërsisht në nivelin e syve. Në anën e veriut ndodhet cepi irakian, ar-ruknu ʾl-ʿirākī, në perëndim ai i Levantes (Lindjes së Afërme), ar-ruknu ʾš-šāmī, në jug ai jemenit (jugor), ar-ruknu ʾl-yamānī. Muret e Qabesë janë të veshura me një pëlhurë brokade të zezë (kisva), e cila është e pajisur në nivelin e ⅔ të lartësisë me një bordurë ornamentesh kaligrafike me qëndisje të artë me vargje të Kuranit.
Nen Konstruksion
Kjo faqe eshte perkohesisht NEN KONSTRUKSION
